Shoku i Olsi Bylykut s’beson në ndjenjat e Eglit për Gjestin: Ajo iu afrua vetëm për shkak të dronave

Këngëtari Petro Xhori ka qenë i ftuari i radhës në “Wake Up” teksa si një ish-banor i “Big Brother Vip”, nuk i ka shpëtuar as pyetjeve për formatin.

Advertisements

Petro Xhori nuk qëndroi shumë gjatë brenda shtëpisë ndërsa që në hyrje ajo që ra në sy ishte njohja me Egli Takon, ish e dashura e bashkëpunëtorit dhe shokut të tij, Olsi Bylyku.

Advertisements

Xhori komentoi dhe ndodhitë e fundit mes Gjestit dhe Eglit, teksa kjo e fundit ka shprehur hapur pëlqimin për këngëtarin.

Xhori tha se Egli ka pëlqim për Gjestin për shkak të popullaritetin që ky i fundit ka krijuar, parë kjo nga banorët nga droni që erdhi dy ditë pas hyrjes së Gjestit në BBVA.

“Dua të di, Egli, a e do Gjestin për atë që është, i mirë, i dashur, që bën ato batuta, apo për dronat? Po, për dronat, dronat,” ka thënë Petro Xhori.

Egli dhe Gjesti janë parë shumë afër m njëri-tjetrin gjatë këtyre ditëve, gjë që ka rënë dhe në sy të banorëve teksa janë shprehur se dashuri e re po lind. Egli ia ka shprehur në sy Gjestit pëlqimin që ka për të, gjithashtu ajo i thotë se është ai që i ka në dorë humorin, vetëm me praninë e tij.