Shoku zihet me një vajzë, i riu futet dhe qëllon me grusht policin

by editor

Tiranë/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Advertisements

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin D. T., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Advertisements

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

D. Gj., 29 vjeç, banues në Lezhë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. R., 33 vjeç, banues në Tiranë. Në rrugën “Gjin Bue Shpata”, shtetasi A. R. është konfliktuar me një shtetase dhe gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, shtetasi D. Gj. ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie;
H. H., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte në një market, në rrugën “Haxhi Kika”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

You may also like