Shokuese/ Gjesti humbet durimin, lidh Olën ma kabllo dhe e tërheq zvarrë (Video)

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 duket se po vazhdojnë të shtohen, duke sjellë tensione të reja mes konkurrentëve.

Advertisements

Një video e fundit, e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ka tërhequr vëmendjen e publikut, ku Ola shihet e ulur në divan dhe merr një kabllo, duke u lidhur me të. Në momentin që ajo është lidhur, Gjesti e tërheq me forcë nga mbrapa.

Advertisements

Përkundër dhimbjes që mund të ketë ndjerë, Ola përpiqet të rezistojë dhe të mos e lëshojë kabllon.

Gjesti, nga ana tjetër, i thotë disa herë të “lëshojë”, duke shtuar tensionin mes tyre. Kjo situatë ka krijuar një atmosferë të tensionuar, duke pasur reagime të shumta nga ndjekësit e Big Brother VIP.

Videoja është kritikuar ashpër në rrjetet sociale, ku shumë përdorues janë shprehur se ky moment mund të ketë qenë një provokim ose një sjellje jo të duhur.