Sipas ligjit, shoqëruesit e të verbërve nuk përfitojnë nga Sigurimet Shoqërore dhe nuk ju njihen si vite pune kujdesi që ata bëjnë, ndryshe nga kujdestarët e personave Tetra-Paraplegjik.
Advertisements
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një të moshuari i cili kujdeset prej 8 vitesh për bashkëshorten e tij të verbër.
Advertisements
Idris Koro ankohet se sigurimet shoqërore nuk i njohin si vite pune kujdesin që ai ka bërë gjithë këto vite për bashkëshorten e tij. Ai shpreh shqetësim dhe frikë se si do të jetojë ai dhe më çfarë do të jetojë, pasi nuk e ka pasur të mundur të punojë sepse i është dashur të rrijë gjithmonë pranë gruas së tij. Dhe vitet e punës që ai i ka të siguruara nuk janë të mjaftueshme që ai të përfitojë një pension.
Sipas ligjit, shoqëruesit e të verbërve nuk përfitojnë nga Sigurimet Shoqërore dhe nuk ju njihen si vite pune kujdesi që ata bëjnë, ndryshe nga kujdestarët e personave Tetra-Paraplegjik.
Gazetarët e emisionit Fiks Fare kaluan një ditë me të moshuarin ku faktuan me video dhe me zë se si kujdeset ai për gruan e tij të verbër, ku pasqyrojmë se ai nuk e ka të mundur të largohet nga ajo për të punuar, pasi asaj i duhet patjetër një njeri që t’i shërbejë, i vetmi moment që ai është i detyruar të largohet që mund ta lërë vetëm është kur blen ushqimet. Ai kujdesej gjatë gjithë ditës për bashkëshorten e tij, të cilën e ushqente, e ndihmonte për kryerjen e nevojve personale, gatuan dhe bën edhe punët e shtëpisë.
Çifti jetojnë vetëm, nuk kanë njeri tjetër që t’i ndihmojë. Edije Koro përveç verbërisë vuante dhe nga sëmundje të tjera dhe ankesa tjetër ishte dhe kempi i ulët që merr e sëmura, pagesë nuk mjafton për të plotsuar të gjitha nevojat e tyre.
Fiksi kontaktoi me ish kryetarin e Shoqatës së Verbërve,Sinan Tafaj-n, i cili tha se ky problem nis që nga kempi që marrin këta persona i cili është shumë i ulët. Të njëjtën gjë tha dhe kryetari aktual Ardjan Hysa, që kempi i të verbërve është shumë i ulët gjithashtu dhe pagesa e shoqëruesit.
Kryetari Hysa shprehet se kanë kërkuar që të ketë një ngritje të kësaj pagese për të verbërit dhe për shoqëruesit. Nëse do të bëhet një rritje e këtij kempi mund të zgjidhen shumë gjëra ku përfshihen dhe sigurimet e shoqëruesëve të të verbërve. Pagesa që ata marrin tani është thjesht një pagesë për të plotësuar nevojat personale dhe jo për të jetuar.
Fiks Fare u interesua pranë Shërbimit Social Shtetëror për problemin e kujdestarit të zonjës Koro. Ky institucion për pretendimet e bashkëshortit të zonjës Koro, i cili kërkon njohjen e viteve të përkujdesit si vite pune sqaron se Vendimi i Këshillit të Ministrave me nr 182, dt 26.02.2020 parashikon vlerësimin si periudhë sigurimi, rastet e barrëlindjes, aksidentit në punë, sëmundjet profesionale dhe sigurimit shëndetësor.
Shërbimi Social Shtetëror sqaron në përgjigjen e tij se nga ligji “Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”, përfitojnë vetëm personat që kanë statusin e para-tetraplegjisë.
Por të verbërit nuk klasifikohen si invalidë me statusin e para-tetraplegjisë. Për këtë arsye shoqërusit e tyre humbasin të drejtën e pensionit./ Top Channel