Janë zbardhur detaje të reja nga aksioni i raportuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës, e cila ka goditur një rast të tregtimit të bizhuteri të ndryshme, të cilat dyshohet se janë sjellë kontrabandë në territorish shqiptar.
Advertisements
Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për dy dyqanet “Izmiri Shop” në kryeqytet, një biznes i njohur, i cili reklamohet nga personazhet e “TikTok-ut” në rrjetet sociale.
Advertisements
Policia e Tiranës bëri me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Silver” ka shpallur në kërkim pronarin e dyqaneve, Izmir Bengaj, 28-vjeç.
Gjithashtu, është vënë nën hetim dhe mamaja e tij, shtetasja Donika Bengaj, 50-vjeçe, e cila akuzohet për kryerjen e veprave penale “Fshehja e të ardhurave”, ”Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe ”Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë”.
Advertisements