Shpenzimet e Ramës/ Shpërthen Shullaku: Lideri i vendit më të varfër në Europë, shikon ndeshjen më të shtrenjtë në botë

by editor

Analisti Armand Shullaku ka komentuar për shpenzimet e Kryeministrit Rama, ku tha se ai është lideri i vendit më të varfër në Europë që shkon dhe shikon ndeshjen më të shtrenjtë në botë. Në një dalje televizive, Shullaku përgënjeshtroi deklaratën e Ramës, i cili tha se e kanë ftuar ca miq për të parë ndeshjen, por analisti theksoi se kjo është genjeshtër pasi kryeministri nuk ka miq dhe nuk ka patur kurrë.

Advertisements

“Kryeministri i vendit më të varfër në Europë që shkon e sheh ndeshjen më të shtrenjtë në botë. Në ndeshjet që ka shkuar nuk e ka deklaruar se si ka shkuar në ndeshjet, kaq do mjaftonte SPAK për ta futur brenda, siç bëri me Ahmetajn.

Advertisements

Me forcat e veta s’ka jetuar dot, ka 26 vite që paguhet nga taksat e qytetarëve shqiptarë dhe në kaq kohë është bërë me saraje në surrel, i vjen stilistja nga Milano për t’i qepur kostumin. Fëmijët në shkolla private. Ku i gjen ky kaq lekë? Paguhet me një rrogë si çdo njeri tjetër. Ky nuk jep llogari. Nuk eksziston kryeministr tjetër në botë që nuk deklaron se ku shkon dhe me kë shkon diku, ai s’ka transparencë me ato që e pagujanë. Në një vend tjetër do bëhej nami. Ky thotë që më ftuan ca miq, gënjeshtër se Rama s’ka miq dhe s’ka pas kurrë,“- tha Shullaku.

Kujtojmë se Kryeministri Rama u fotografua në radhët e para VIP të ndeshjes së NBA mes New York-ut. Biletat e kësaj ndeshje kushtonin nga 3600 deri në 7260 dollarë për person.

Advertisements

You may also like