“Shpenzimet për fëmijën e tretë deri në moshën 23-vjeçare do t’i marrë shteti”- Berisha: Do ndërtojmë banesa sociale, çmimet e tyre do jenë të ulëta

Kreu i PD-së, Sali Berisha shpalosi programin e PD që sipas tij do ti vijë në ndihmë familjeve. Gjatë një bashkëbisedime me qytetarët në rrjetet sociale, ish kryeministri deklaroi se do të jepen bonuese për dy fëmijët e parë të një familje, ndërsa për fëmijën e tretë shpenzimet do ti marrë përsipër qeveria deri në moshën 23-vjeçare.

Advertisements

“Mbështetja e çifteve të reja dhe e familjeve të reja do të jetë një detyrim ligjor për qeverinë e ardhshme. Ky detyrim ligjor do të përfshijë kushtet të favorshme për strehimin e tyre. Qeveria për ti dhënë një përgjigje serioze strehimit dhe në një betejë kundër çmimeve stratosferike do të ndërmarrë ndërtimin e banesave sociale që do të zbresin çmimin e ndërtimit në vlerat e përafërta me kostot dhe fitimin e parashikuar. Qeveria do bëjë çdo gjë për punësimin e të rinjve. Mbështetje për fëmijët është një kusht i rëndësishëm për një familje të re që të mund të përballojë jetën. Do vendoset bonus për çdo fëmijë dhe për fëmijën e tretë qeveria do marrë shpenzimet e tij nga lindja deri në moshën 23 vjecare. Për dy fëmijë do ketë bonus që do përcaktohet shpejt sa do jetë, ndërsa për fëmijën e tretë shpenzimet e plota do ti marrë përsipër shteti”, tha nder te tjera Berisha.

Advertisements