Shpërthejnë virozat në Shqipëri, ja çfarë duhet të bëni

Një fluks virozash ka prekur popullatën. E ftuar në studion e emisionit Diagnozë, Dr. Genta Dedej, mjeke laboratori pranë Klinikës Vera-Virhov, tregoi disa nga simptomat më të shpeshta të virozave respiratore.

Advertisements

“Në fakt nuk është një virozë, janë disa viroza në qarkullim. Simptomat e virozave në këto ditë dhe këto javë janë karakterizuar nga një temperaturë subfebrile në ditët e para, e cila më pas është rritur dhe ka vajtur deri në vlera 39.5 gradë deri në 40° tek fëmijët e vegjël.

Advertisements

Fillon me një dhimbje fyti, skuqje, vështirësi në gëlltitje, dhimbje trupi, një lodhje, mungesë oreksi, apati dhe në ditët e më pasme, në qoftë se sistemi imunitar nuk e përballon dot, mund të kalojë dhe në format e komplikacioneve. Më të shpeshta kanë qenë pneumonitë dhe otitet. Gjithashtu ka pasur dhe forma të asaj që ne e quajmë stomak flu ose virus, gripi i stomakut, i cili është i karakterizuar me diarre dhe të vjella”, tha mjekja.

Në morinë e virozave dhe viruseve që qarkullojnë në Shqipëri, është shumë e rëndësishme identifikimi dhe trajtimi i tyre. Në ditët e para të gjendjes gripale, duhet patjetër që t’i nënshtrohemi disa testimeve për të bërë të mundur identifikimin e virusit që na ka prekur. Në gjendje gripale të rënduar, mjekët gjithmonë rekomandojnë depistimin nëpërmjet testeve për të bërë të mundur përcaktimin e virozave apo viruseve. Megjithatë ka një afat kohor specifik se kur duhen kryer këto teste, në mënyrë që të marrim përgjigje të saktë.

“Në radhë të parë është informacioni epidemiologjik që ne marrim, pra ne dimë që kanë filluar virozat. E dyta është fillimi i simptomave tek pacienti, pra pacienti ankon shenja tipike të një viroze që e ka prekur, siç e thamë, me dhimbje fyti, me temperaturë subfebrile. Por a duhet të bëj që në momentet e para të këtij shqetësimi testin? Jo, duhet të kalojnë të paktën 24-48 orë që pacienti t’i japë mundësinë, po themi, mundësinë në kuptimin metaforik të fjalës, këtij virusi të zhvillohet në nivele të atilla në organizëm që të na dalë pozitiv në test. Më pas, ato nuk mund të na dalin pozitiv, dalin negativ sepse kanë kaluar në gjak, ose pacienti mund të jetë shëruar”,-tregoi mjekja në studion e emisionit Diagnozë në A2 CNN.

Për të luftuar virozat apo simptomat që shfaqin ato, ka një mënyrë efektive dhe pa efekte anësore. Haloterapia, njohur ndryshe si dhoma e kripës, është një nga terapitë më efektive në Klinikën Vera-Virhov për fëmijët dhe të rriturit. Efekti i seancave në këtë dhomë, përshkruhet si i barabartë me të bërit një muaj plazh, për nga sasi jodike që merr trupi.

“Dhoma e kripës është një akses më shumë për pacientët tanë. Është një dhomë e cila ofron terapinë jonike të kripës. Është një terapi alternative, pa asnjë efekt anësor. Qëndrimi brenda në dhomë është sikur të qëndrosh një muaj në plazh. Muret janë të veshura me kripë, por brenda në dhomë është instaluar një aparat që quhet halogjenerator, i cili përpunon kripën e detit. Kjo kripë deti lëshohet në ambientin e brendshëm dhe përthithet në rrugët e frymëmarrjes. Pacientët na referojnë që brenda një periudhe të shkurtër rekuperimi është shumë ndjeshëm. Nëse ata bëjnë disa seanca duke qëndruar në dhomën e kripës, mund ta kalojnë një virozë apo një kollë, pavarësisht origjinës së saj, edhe pa mjekim fare”, shtoi Dr. Genta Dedej, mjeke laboratori pranë Klinikës Vera-Virhov.