Superliga shqiptare luan sot derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Në 19:00 të gjitha rrugët të çojnë në “Air Albania”, për ndeshjen më të ‘luftuar’ në vend.
Advertisements
Përballja e sotme është e treta për këtë sezon dhe vlen për javën e 24-t.
Advertisements
Tanimë në rrugët e kryeqytetit ka nisur edhe organizimi nga ana e dy tifozerive. Ata të Partizanit janë nisur nga zona e “21 Dhjetorit” dhe duke ndjekur drejtimin e Unazës së Vogël po i drejtohen stadiumit.
Nga ana tjetër, tifozët e Tiranës janë grumbulluar në qendër të qytetit dhe duke ndjekur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe një pjesë të Rrugës së Elbasanit po i drejtohen “Air Albanias”.