Një ngjarje e rënë ka ndodhur në Britani, ku si pasojë dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur rëndë.
Advertisements
Mësohet se dy të rinj shqiptarë kanë pësuar një aksident në banesën e tyre, pas shpërthimit të një bombole gazi.
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, sikurse njofton ambasada e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, që tregon se aktualisht, ata ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Birminghamit ku po marrin kujdes të specializuar mjekësor.
Gjithashtu ambasada e Shqipërisë thotë se ka vendosur kontakt me autoritetet britanike dhe po ndjek nga afër situatën.
Dy përfaqësues të Ambasadës kanë vizituar të rinjtë në spital dhe janë në komunikim të vazhdueshëm me palët përkatëse.