Një makinë ka marrë flakë sapo ka dalë nga tyneli i Llogorasë.
Advertisements
Merecedes TIP Fuoristradë ishte automjeti i cili u shkrumbua nga flakët që e përfshinë.
Advertisements
Në makinë duke udhëtuar ishin edhe dy femijë të cilët kanë dalë së bashku me familjarët sapo kanë parë tymin.
Dyshohet se shkak i shpërthimit është shkëndija elektrike.
Himarë/Informacion paraprak
Sot, në aksin rrugor Dukat-Dhërmi, dyshohet se aksidentalisht si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. S, 55 vjeç. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.