Një ngjarje e rrezikshme ka ndodhur sot në qytetin e Gjirokastrës, kur një bombul gazi shpërtheu gjatë punimeve për hidroizolimin e tarracës së një pallati në lagjen “18 Shtatori”.
Advertisements
Incidenti ndodhi rreth orës 13:30 në një pallat 9-katësh, ku punonjësit po punonin në izolimin e tarracës për të parandaluar rrjedhjet e ujit. Sipas dëshmitarëve okularë, shpërthimi ishte mjaft i fuqishëm, dhe bombula e gazit fluturoi nga tarraca për të përfunduar në trotuarin pranë ndërtesës.
Advertisements
Zona ku ndodhi shpërthimi është një nga më të populluarat në qytet, e ndodhur pranë universitetit “Eqrem Çabej”, çka e bën ngjarjen edhe më shqetësuese për sigurinë e banorëve dhe kalimtarëve të rastit.
Për fat të mirë, shpërthimi nuk shkaktoi të lënduar mes banorëve ose këmbësorëve, por krijoi panik dhe shqetësim në komunitet.
Advertisements
Autoritetet lokale dhe policia mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e incidentit dhe për të verifikuar nëse ishin ndjekur masat e sigurisë gjatë punimeve në tarracë. Shpërthimi i bombulës së gazit është një kujtesë për rëndësinë e zbatimit të masave të rrepta të sigurisë gjatë punimeve në lartësi dhe përdorimit të pajisjeve potencialisht të rrezikshme, veçanërisht në zonat e populluara.