Shpërthim me lëndë plasëse në një pallat, detajet e para

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një pallat në Orikum në orët e para të mëngjesit të së martës.

Advertisements

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 03:15, ku në një ngushticë pas një pallati, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë dëmtuar dy xhama të pallatit në katin e parë.

Advertisements

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.