Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një banesë në fshatin “Dragoç”, Postribë.
Advertisements
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 05:35 në portën e jashtme të shtëpisë së shtetasit Lulëzim Hasaj.
Advertisements
Sipas policisë në banesën e 49-vjeçarit, ku u hodh sasi e vogël e lëndës plasëse, nuk banon njeri prej shumë vitesh,
Njoftimi i policisë:
Advertisements
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 05:35, në fshatin “Dragoç”, Postribë, në portën e jashtme të banesës së shtetasit L. H., 49 vjeç, në të cilën prej shumë vitesh nuk banon njeri, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.