Shpërthim në një karburant në Tiranë/ Plagosen dy persona

by editor

Një shpërthim ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në një karburant në rrugën “Bardhyl”, në Tiranë.

Tiranë/Informacion paraprak

Advertisements

Më datë 04.11.2023, rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl, gjatë kohës që ka qenë duke u funizuar një karburant me benzinë, nga një autobot, ka ndodhur një shpërthim.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. Ç., (menaxher) dhe shtetasi M. K. (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Advertisements

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

You may also like