Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një pallat në qytetit ne Pogradecit në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Advertisements
Raportohet se lënda plasëse ishte hedhur në sheshpushimin e pallatit midis katit të parë dhe katiti të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit me iniciale M. B..
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30, ndërsa raportohen vetëm dëme materiale dhe po vijohet puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 02:30, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit M. B, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.