Shpërthimi me lëndë plasëse në pallatin në Elbasan, arrestohet pronari i apartamentit dhe nipi i tij! Ja çfarë dyshohet

Policia ka vendosur në pranga pronarin e apartamentit në Elbasan, ku ndodhi shpërthimi me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Advertisements

Ata akuzohen për mbajtje pa leje të lëndëve shpërthyese, shkatërrim prone dhe inskenim të ngjarjes kriminale.

Advertisements

Raportohet se kryefamiljari Ardit Pepa ka inskenuar ngjarjen së bashku me nipin e tij për të përfituar azil në një vend të BE-së

Në momentin e shpërthimit në banesë nuk ndodhej asnjë pjesëtar i familjes, ndërsa u dëmtuan xhamat e disa apartamenteve në pallat.

Në kamerat e sigurisë u fiksua një burrë, i cili ka qarkualluar disa herë gjatë mbrëmjes para hyrjes së apartamentit të katit të parë të pallatit ku ndodhi shpërthimi.

“Rreth orës 00:05, të datës 01.05.2025, në lagjen “Partizani”, në katin e parë të banesës së shtetasit A. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia në informacionin paraprak.