Shpërthimi në karburantin në Tiranë/ Arrestohet menaxheri, për çfarë akuzohet (EMRI)

by editor

Është arrestuar menaxheri i pikës së karburantit në Tiranë, ku mesditën e djeshme pati një shpërthim.

Advertisements

Mësohet se menaxheri Miklovan Çollaku akuzohet për veprën penale të shkeljes së rregullave të sigurisë mbi lëndët plasëse dhe djegëse.

Advertisements

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 13:30, në rrugën “Bardhyl”, teksa shpërthimi ka ndodhur në valvulën e sigurisë të dhomës së nëndheshme të gazit, ngjitur me karburantin. Nga shpërthim, mbeti i plagosur vetë Çollaku, si dhe shoferi i autobotit.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Më datë 04.11.2023, rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl, gjatë kohës që ka qenë duke u furnizuar një karburant me benzinë, nga një autobot, ka ndodhur një shpërthim.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. Ç., (menaxher) dhe shtetasi M. K. (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

You may also like