Shpërthimi tragjik në Lushnje/ “Janë shkelur të gjitha rregullat e sigurimit teknik”, eksperti i njohur zbulon detajet: Si mund të ngresh një…

by editor

Azmer Duleviç, inxhinier elektrik foli për një emision televiziv në lidhje me shpërthimin tragjik të një dite më parë në Lushnje, ku humbën jetën dy persona, babë e bir teksa punonin në një kapanon metalik. Duleviç thotë se në atë vend ku ndodhi shpërthimi duhet të punojnë njerëz të çertifikuar.

Advertisements

“Fakt është që bombula ka shpërthyer. Këtë se mohon dot askush. Por nga ana tjetër janë edhe përcjellësat e tensionit të mesëm 35 mijë volt. Po të kishte qenë tension i lartë do të kishte qenë një katastrofë shumë herë më e madhe se ajo që ndodhi fatkeqësiht. Ky është një fakt që ka ndodhur. Një ngjarje jashtëzakonisht shumë e rëndë, ku nga ana teknike janë shkelur të gjitha rregullat e sigurimit teknik. Personat që duhet të punojnë, qoftë me enët me presion ose me transportimin e bombolave dhe saldimin e të gjithave me rradhë duhet të jenë të certifikuar, duhet të jenë të trajnuar. Nuk mund të jenë persona të cilët punojnë edhe në mënyrë private, të cilët nuk janë kualifikuar për atë punë.

Advertisements

Pra jo çdokush mund të punojë me enët me presion me bombolat e oksigjenit. Nga an tjetër nuk lejohet të kryhen punime pa marrë leje nga institucionet si OSHEE-ja. 35 kilovolti është në varësinë e OSHEE-së për të kryer punime në kapanonet metalike. Pra këtu duhet të jetë pista kryesore. Pra kush i ka dhënë leje? Apo nuk ka pasur leje fare? Nuk besoj të kenë qenë aq naiv sa ti japin leje një stafi aq të pakualifikuar për të kryer punime poshtë telave 35 kilovoltit”, thotë Duleviç.

You may also like