Shpëtohen nga lufta në Gaza nëna shqiptare me katër fëmijët

by editor

Pese shtetas shqiptare jane shpetuar nga zona e Gazes ku kishin mbetur si pasoje e luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit.

Advertisements

Ministria e Jashtme njoftoi se pas tre javësh përpjekjesh e vështirësish, më në fund shtetasit e parë shqiptarë, një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur, sapo lanë territorin e Gazës.

Advertisements

Ata ndodhen tashmë të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojmë proçedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri.

“Mirënjohje për autoritetet e Izraelit dhe Egjiptit për bashkëpunimin, IOM – UN migration dhe ICRC për mbështetjen si dhe kolegëve të ambasadave shqiptare në dhe për punën e mirë në këtë situatë e operacion kompleks.

Po punojmë ngushtë me autoritetet për kthimin e shpejtë e të sigurt të shtetasve të tjerë që ndodhen në Gaza”, theksoi Ministria.

You may also like