Shqetësim në Korçë/ Faqja që shantazhon minorenet me foto intime, disa kanë tentuar të vetëvriten

Keqpërdorimi i rrjeteve sociale nga të rinjtë shpesh ka sjellë edhe fatalitete për jetën e njeriut, ndërsa shantazhet dhe bullizimi tashmë janë kthyer në gracka, kryesisht për adoleshentët, të cilët vihen nën presion nga persona të panjohur, ku këta të fundit i kërcënojnë se do t’ju publikojnë foto intime.

Advertisements

Prej kohësh në Korçë, një faqe e tillë po përpiqet të denigrojë imazhin e minorenëve dhe të rinjve të qytetit, duke i shantazhuar përmes publikimit të fotove dhe videove.

Advertisements

Viktima të këtyre presioneve shpesh herë bëhen vajzat. Disa prej tyre që janë prekur nga kjo mënyrë shantazhi kanë menduar edhe të vetëvriten, ndërsa tregojnë historinë e tyre duke ruajtur anonimatin.

“Kjo faqe është hapur për shumë persona duke i bullizuar, shtantazhuar, me fjalë të ndryshme. Dua të ankohem sepse jam prekur e unë, dua të gjendet personi sepse nuk është rasti i parë që bëhet në Korçë dhe nxjerrin foto të vajzave, që kryejnë marrëdhënie seksuale, merren me djem të ndryshëm, këto thonë.

Kam bërë denoncim në polici dhe janë në kërkim të një personi por nuk është gjetur. Jam kërcënuar, dërgo foto, do të të vij në shtëpi do të të hedh foto, të të tallin”, tregon një vajzë.

“Është një faqe qe ka hedhur gjithë vajzat e qytetit të Korçës të cilat i ulin, nxjerrin gjëra banale, këtu foto dhe familjen e tyre. Jemi mërzitur sepse shumë vajza kanë tentuar vetëvrasje. Ndihemi të kërcënuara e mërzitura se nuk i kemi bërë vërtet ato, kur dalim me rrugë nuk duan të na i bëjnë me gisht”, shprehet një tjetër.

“Kjo faqe është denigruese dhe shpif. Shkruan, poston foto nudo, imazhe të personave të ndryshëm. Përmend emra mbiemri, me ke rrinë, madje ka nga ato që postojnë familjarët. Është shqetësuese kemi një familje, prindër, kushërinj, nuk ndihemi mirë e të kërcënuara. Aty çfarë nuk hedhin. I dëmton shumë, njoh vajza që kanë dëmtuar veten e tyre duke prerë damarët”, thotë një vajzë.

Nga Policia e Korçës u shprehën se ky shqetësim është deleguar si krim kibernetik në drejtori të përgjithshme dhe priten hapa konkretë për gjetjen e autorit dhe vënien e tij parë përgjegjësisë.