NATO, aleanca më e fuqishme ushtarake në botë ka uruar Shqipërinë në ditën e 111-vjetorit të Pavarësisë. Aleanca e Traktatit të Veriut e uron Shqipërinë permes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, me një ushtar në parashutë që valëvit flamurin tonë kombëtar në ajër.
Advertisements
“Gëzuar festën kombëtare miqve dhe kolegëve tanë shqiptarë”, shkruhet krahas fotos.
Advertisements
Shqipëria u anëtarësua në NATO, 14 vjet më parë, më 1 prill 2009 dhe është padyshim një nga ngjarjet më të rëndësishme për vendin tonë.