Shqipëria, mes 10 pretendentëve për të fituar Eurovision

Teksa e gjithë Europa po përgatit për Eurovisionin e këtij viti që do të mbahet në Bazel të Zvicrës, Shqipëria shihet si një nga pretendentet për të dalë me sukses nga ky kompeticion.

Advertisements

Për herë të parë në historinë e Eurovizionit, Shqipëria renditet në vendin e 10-të nga “bookmakers”-at për të dalë fituese, me 2% shanse, po aq sa Belgjika e Ukraina.

Advertisements

Nuk kishte ndodhur kurrë që vendi ynë të renditej kaq lartë në listën e pretendentëve, teksa kënga “Zjerm” nga Shkodra Elektronike pëlqehet çdo ditë e më shumë nga fansat në të gjithë kontinentin.

Pretendentja kryesore është Suedia me 24% shanse për të fituar, teksa ndiqet nga Austria dhe Izraeli.