Shqipëria shënoi 3 gola ndaj Republikës së Çekisë, këtë mbrëmje, duke qëndruar në vendin e parë në Grupin E me 13 pikë.
Advertisements
Tifozët kuq e zi nuk e ndalën festën në mbështetje të kombëtares, e cila duket se ka marrë biletën për “Euro 2024” që do të mbahet në Gjermani.
Advertisements
Ky trimf do të përshëndetej edhe nga përfaqësues të klasës politike shqiptare.Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshendeti fitoren e ekipeve kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës.
“Fitore të merituara nga djemtë tanë!”, u shpreh presidenti Begaj.
Advertisements
https://www.facebook.com/BajramBegajAL/posts/294958639976580?ref=embed_post
Kryeministri Edi Rama, i cili së bashku me bashkëshorten dhe djalin e vogël, Zaho e ndoqën nga tribuna këtë përballje postoi pamje nga ndeshja në stadiumin “Air Albania”.
“LET’S GOOOO TOOO EUUUUR ALBAAAANIIIIAAAAA”, shkruan Rama.
https://www.facebook.com/watch/?v=1028000181659824
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i shprehu urime të përzemërta futbollistëve, trajnerit dhe gjithë tifozave kuqezi.
“E mrekullueshme Kombëtarja jonë. E mrekullueshme superfitorja me Çekinë. Urime të përzemërta futbollistëve, trajnerit dhe gjithë tifozave kuqezi. Drejt Berlinit”, theksoi Meta.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/874924687336101?ref=embed_postPo ashtu një mesazh urimi do të vinte edhe nga sih-kryeministri Sali Berisha.
“Shqipëri – Çeki 3:0
Lojë e jashtëzakoshme e kombëtares tonë! Rezultat epik! Le të urojmë së bashku miq golshënuesit Jasir Asani, që shënoi supergolin e parë, Taulant Seferin për dy golat e tij fantastikë, të gjithë ekipin kuqezi, kapitenin e skuadrës Berat Gjimshiti dhe trajnerin Sylvinho, arkitekt i këtij suksesi dhe nivelit superklas të kombëtares tonë.
Një urim shumë të veçantë tifozëve kuqezinj, energjia, entuziazmi dashuria e tyre janë vis vitalis i fitoreve të kombëtares. Urime!”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/976596893821413?ref=embed_post
https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/976596893821413?ref=embed_post