Kryeministri Edi Rama duke folur në Konferencën kushtuar Arsimit Profesional, deklaroi se tregu në Shqipëri sot ka nevojë për zanatçinj.
Advertisements
Rama theksoi se Shqipëria duhet që të vlerësojë kapitalin njerëzor. Kreu i qeverisë shtoi se industria e turizmit po rritet me shpejtësi.
Advertisements
“Tregu ka nevojë për zanatçinj, që tregu të mos jetë me vende të lira pune, që ngelen bosh. Ngelen bosh për shkak të mungesës së aftësive për punë të caktuara e jo nga mospagesa nga sipërmarrësit. Industria e turizmit po rritet me shpejtësi tepër të madhe. Duhet të vlerësojmë kapitalin njerëzor.
Nuk kemi mungesë njerëzish, por kualifikimesh. Mali i Zi ka pasur diferencë pagash me vendet e tjera të rajonit, diferenca është më e vogël tani, por sërish është e konsiderueshme.
Kjo ndodh sepse Mali i Zi ka arritur të krijojë një industri të turizmit me reputacion të mirënjohur në botë. Shqipëria i ka të gjitha shanset që të zhvillojë akoma më shumë turizmin”, deklaroi Rama.