Shqipëria, ndër të paktat shtete në botë pa një medalje në Lojërat Olimpike

by editor

Shqipëria është në listën e vendeve të pakta në botë, që nuk kanë arritur ende të shijojnë gëzimin e fitores së një medaljeje të artë në Lojërat Olimpike.

Advertisements

Olimpiada ka mbi 40 sporte të ndryshme, por Shqipëria nuk ka arritur kurrë të çojë sportistë për disa disiplina të caktuara.

Vendi ynë renditet mes Bangladeshit, Antigua dhe Barbuda, Butanit, Mianmarit, Kongos, Ruandës dhe Bosnje dhe Hercegovinës, që nuk kanë arritur kurrë të fitojnë një medalje të artë.

Advertisements

Ndryshe nga Shqipëria, Kosova gëzon tre medalje olimpike në sportin e Xhudos.

Atletët shqiptarë kanë konkurruar kryesisht në mundje, qitje, not dhe peshëngritje, por ende nuk kanë shijuar fitoren.

Lojërat Olimpike do të nisin pas pesë ditësh në Paris.

You may also like