I ftuar ditën e sotme, në studion e lajmeve “Ora News”, për të folur për rikthimin e virusit “Ethet e Nilit”, ishte ish kreu i ISHP-së, Besnik Jakaj.
Advertisements
Nuk ka një situatë paniku. Është një virus i njohur ndër vite, riciklohet herë pas here. Sipas të dhënave, në Shqipëri nuk ka pasur prej 10-15 vitesh situatë të rëndë me “Ethet e Nilit”. Kjo vjen nga pickimi i mushkonjës, nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu.
Advertisements
Do një vëmendje të shtuar nga strukturat shëndetësore por edhe nga qytetarët kur shikojnë shenja për t’u paraqitur tek mjeku i familjes.
Shenjat e lehta janë dhimbje muskujsh, dhimbje koke, temperaturë e lehtë, çrregullime gastrointestinale dhe ka raste që shoqërohet me puçra të vogla në lëkurë. Subjektet më të riskuara janë të sëmurët kronikë dhe moshat e mëdhaja që kanë ulje të imunitetit organik”, tha mjeku.
Advertisements