Politikani Roland Bejko, i ftuar në një studio televizive, duke folur mbi hapjen e Xhamisë së Namazgjasë tha që transferimi i konfliktit nga Turqia në Shqipëri i bën keq harmonisë fetare dhe mund të rezonojë në një konflikt social.
Advertisements
Lidhur me qëndrimin e Shqipërisë në raport me zhvillimet në Lindjen e Mesme, Bejko tha sa vendi ynë është në një pozicion super delikat, pasi nga një anë kemi aleatin strategjik të parë SHBA-të, dhe nga ana tjetër kemi marrëdhëniet e mira me Turqinë.
Advertisements
“Kemi të bëjmë me një përzierje të politikës në punët e fesë, dhe kjo ka hapur diskutime shumë të mëdha. Thelbi i konfliktit është i qartë, aty me sa duket ekzistojnë dy klane, ai që njihet si klani gylenist, dhe krahu erdoganist, siç ka edhe simpatizantë myslimanë që iu intereson besimi, feja, dhe të jenë në harmoni me njëri-tjetrin. S’na vjen mirë që krizat që krizat apo konfliktet e klaneve fetare në Turqi të transferohen në Shqipëri. Do jetë keq jo vetëm për harmoninë fetare, por te besimtarët myslimanë, pasi një konflikt midis tyre do rezonojë edhe si konflikt social. Do shumë kujdes edhe në trajtimin mediatik, ku ka analistë që i hedhin benzinë zjarrit, dhe që do rrezikohet që herët ose vonë të ndizet një zjarr brenda komunitetit. Xhamia të bëhet xhamia e përbashkimit, jo e sherrit midis myslimanëve. Qëndrimi i Izraelit dihet që është kundër Izraelit.
Turqia është vend i NATO-s, që ka politikën nacionale, por është e përmbajtur, pasi hyrja në një luftë ose dalja nga një luftë prek gjithë vendet e NATO-s. Erdogan s’i ka shoqëruar deklaratat e forta me veprime të forta. Pozicioni që ka Shqipëria është superdelikat, sepse nga njëra anë kemi aleat strategjik të parë SHBA-të, nga ana tjetër marrëdhëniet me Turqinë janë të mira, që na garantojnë një lloj paqeje e stabilitet në rajon dhe në rast të një dite të keqe Turqinë do ta llogariste në krahun e vet. Është një pozicion i vështirë, por mbi të gjitha Shqipëria do të mbajë edhe politikat e NATO-s. Jemi një vend që s’imponohemi. Sipas lajmeve të agjencive serbe rezulton që Erdogan ka nënshkruar 13 marrëveshje me Serbinë, pothuajse në të gjitha çështjet, ka bërë edhe aty marrëveshje për armët. Në Shqipëri përfundoi me 3 marrëveshje. Qeveria shqiptare ka mungesë kapacitetesh për të qenë partnere në terma të qëndrueshme”.
Advertisements
I pyetur mbi marrjen si të pandehur nga SPAK të Ergys Çyrbjas, Bejko tha:
“Kjo tregon që SPAK është në punën e vet. SPAK është në ditët e saj më të mira sot. Përditë e më shumë po i jep performancë më të mirë punës së vet dhe po vjen te pritshmëritë e qytetarëve. Kryeministri ka përgjegjësi absolute për të gjithë stafin e tij, edhe pushteti lokal përzgjidhet nga kryeministri”.
Sipas tij mosbindja civile e PD-së ka dështuar dhe mbështetja për Berishën ka rënë.
“Rotacioni është bllokuar sepse mungon alternativa. Pjesëmarrja në protestat e PD është e ulët, që do të thotë ka rënë besimi te lideri. Që pas marrjes së vulës kemi parë një tkurrje të pjesëmarrjes së qytetarëve. Jo vetëm që dështoi revolucioni i lançuar nga z.Berisha, por dështoi edhe mosbindja civile. Berisha e bën të gjithë këtë për të negociuar pozicionin e vet me ndërkombëtarët”.