Shqipëria i ka hapur derën një familje të shpërngulur nga Gaza. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, i cili thotë se fëmijë 1 vjeç e kësaj familje kishte nevojë për trajtim mjekësor.
Advertisements
Kreu i qeverisë ka publikuar pamjet nga momenti kur familja mbërrin në aeroportin e Rinasit, ndërsa fëmija transportohet me autoambulancë.
Advertisements
“Solidaritet, Shqipëria i ka hapur derën mbrëmë një familjeje të shpërngulur nga Gaza. Fëmija 1 vjeç kishte nevojë urgjente për trajtim mjekësor dhe është duke u ndjekur me sukses nga stafi i QSUT”, shkruan Rama.