Shqipëria ka zgjedhur shtëpinë e saj për kohën e qëndrimit në Gjermani gjatë zhvillimit të kampionatit europian të vitit të ardhshëm. Federata Shqiptare e Futbollit bëri të ditur se kombëtarja kuqezi do të vendoset në qendrën sportive në Kamen-Kaiserau, një kompleks cilësor sportiv 20 km larg Dortmundit.
Advertisements
Ndeshjet e grupit B kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës zhvillohen në Dortmund, Hamburg dhe Dyseldorf,mirëpo FSHF vendosi që baza e akomodimit të jetë aty ku kuqezinjtë do të luajnë edhe ndeshjen e parë në 15 qershor kundër axurreve. Për dy takimet e tjera në Hamburg kundër Kroacisë në datë 19 qershor dhe ndaj Spanjës në Dyseldorf më 24 qershor, kombëtarja shqiptare do të udhëtojë 24 orë para ndeshjeje dhe më pas do të kthehet përsëri në kampin bazë.
Advertisements
Qendra stërvitore e përzgjedhur është e specializuar për grumbullime dhe faza përgatitore të klubeve dhe kombëtareve, pasi më herët aty janë stërvitur kombëtaret e Gjermanisë, Brazilit, Spanjës, etj si dhe klube të mëdha si Bajern Mynih, Real Madrid, FC Liverpul.
Përzgjedhja e kësaj qendre bashkëkohore sportive u bë nga vete stafi teknik me në krye trajnerin Sylvinho. Qendra sportive Kamën- Kaiserau ishte një kërkesë në fakt edhe e përfaqësues italiane , e cila ka qenë e pakënaqur nga gjendja e qendrave stërvitore që Iu ishin sugjeruar nga UEFA, aq më tepër që shumë klube gjermane kanë refuzuar ti japin në përdorim infrastrukturat e tyre sportive për kombëtaret pjesëmarrëse ne euro 2024, duke ulur ndjeshëm mundësinë për të përzgjedhur komplekse që plotësojnë nevojat e stafeve.