Vitali Kvartsiani, një emër i njohur i trajningut në Ukrainë, ka paralajmëruar përfaqësuesen e vendi të tij se duhet të hyjë në fushë në Tiranë me një dëshirë të jashtëzakonshme për të fituar, përndryshe do të përballet me një rezultat zhgënjyes përballë Shqipërisë këtë të martë.
Advertisements
Kvartsiani ka treguar se karakteri i lojtarëve shqiptarë do të vendosë në vështirësi Ukrainën e cila ka shfaqur shumë luhatje në ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe jo më kot është në vendin e fundit në grupin kualifikues.
Advertisements
“Besoj se kemi një mundësi për të fituar. Megjithatë, do të jetë shumë e vështirë. Shqiptarët janë lojtarë që nuk dorëzohen, agresivë, fizikisht të fortë. Unë kam kryqëzuar rrugët me ta gjatë eksperiencës si trajner, nëse ukrainasit nuk hyjnë në fushë në Tiranë si ujq, atëherë nuk e di çfarë të them”, deklaroi ai fillimisht për “Sport”.
“Gjeorgjia gjithashtu ka lojtarë emocional, pasionantë dhe me temperament. Por ata bëhen guximtarë vetëm kur janë shumë. Shqiptarët janë ndryshe. Secili prej tyre mund të ngutet dhe të sulmojë kështjellën i vetëm. ata do të luftojnë dhe kafshojnë në të njëjtën kohë.
Advertisements
Unë kam stërvitur shumë lojtarë nga Ballkani, shqiptarë sidomos, ndaj unë e di se për çfarë po flas. Ukrainasit duhet të tejkalojnë vetveten, të bëjnë më shumë se munden, vetëm kështu do të jenë në gjendje të fitojnë”, tha trajneri i njohur ukrainas./PANORAMASPORT.AL