Duke parë shifrat, vëmë re se rezerva në ar është rritur ndjeshëm, duke prekur gjithashtu një rekord të ri historik. Në janar, rezerva e Bankës së Shqipërisë në shufra ari fiksohej pranë 141 milionë eurove, ndërkohë që në shkurt të këtij viti është ngjitur në rreth 161 milionë euro,
Advertisements
pra rreth 20 milionë euro më shumë. Kjo ecuri duket të jetë rrjedhojë e drejtpërdrejtë e rritjes së çmimit të arit në tregjet ndërkombëtare.
Advertisements
Në fund të muajit janar, çmimi i arit në tregje fiksohej në $1796 për onz, ndërkohë që ditën e fundit të muajit shkurt tregtohej pranë $1900 për onz. Pikërisht ky “kapërcim” i çmimit të arit në tregje duket të ketë nxitur edhe “fryrjen” e rezervës së Bankës së Shqipërisë gjatë muajit shkurt, dhe jo në vetvete transaksionet e institucionit për të rritur rezervën.
Madje, shifrat tregojnë se rezerva e Bankës së Shqipërisë në monedha dhe depozita është pakësuar gjatë shkurtit, duke zbritur në 1.95 miliardë euro, nga 2.15 miliardë që ishte gjatë muajit janar.
Advertisements
Nga ana tjetër, rezerva në formën e titujve të borxhit është rritur në 2.57 mld euro, nga rreth 2.34 miliardë euro që ishte gjatë shkurtit, sinjalizojnë shifrat zyrtare të Bankës së Shqipërisë.
Kujtojmë se gjatë vitit të kaluar, rezerva e Bankës së Shqipërisë rritej me rreth 1 mld euro, dhe me hapin më të shpejtë që prej vitit 2015.