Shqiptari i dehur tenton të vrasë kunatin me armë, qëllon në ajër për t’i shpëtuar policisë

Një shqiptar ka terrorizuar mbrëmjen e të mërkurës zonën e Lagadës në Greqi, pasi ka tentuar të vrasë kunatin e tij 37-vjeç. Sipas media greke, 39-vjeçari shqiptar ka qenë në gjendje të dehur dhe me armë gjahu ka qëlluar në drejtim të kunatit të tij 37-vjeç, por fatmirësisht nuk e ka kapur plumbi.

Advertisements

Autoritetet greke kanë ndërhyrë pas njoftimit, ndërsa shqiptari ka qëlluar në ajër, teksa tentonte t’i largohej policisë.

Advertisements

Më pas ai është arrestuar nga autoritetet greke, ndërsa arma e sekuestruar ka rezultuar e vjedhur në janar në një banesë në zonën e Lagadas.