Garda Civile ka kryer operacionin “Gruri”, duke goditur një rast të kultivimit të lëndëve narkotike, operacioni u krye në një shtëpi në Jumillë, Spanjë .
Advertisements
Mediat e huaja raportojnë së gjatë operacionit u sekuestruan 2500 bimë kanabis, katër kilogramë sytha marihuanë, materiale kultivimi dhe një armë gjahu me ajër të kompresuar me municion.
Advertisements
Në pranga ka rënë një 29 vjeç i cili rezulton shqiptar, mbi të rëndojnë akuzat e kultivimit dhe prodhimit të drogës.
Operacioni filloi pas zbulimit të ekzistencës së mundshme të një sere nëntokësore në një zonë rurale, konfirmuar nga Njësia e Dronëve të Gardës Civile.
Më tej u mor një urdhër që lejonte zbulimin e bimëve në faza të ndryshme të rritjes. Operacioni ‘Gruri’ është i dyti i çmontuar në një shtëpi në Jumillë gjatë muajve të fundit.
Në qershor, një tjetër hetim i përbashkët i Gardës Civile dhe Policisë Vendore rezultoi me sekuestrimin e një kilogrami sytha dhe arrestimin e dy burrave për akuza të ngjashme.