Shqiptari merr gruan me forcë nga puna, pasi e dhunon e mbyll në garazh

by editor

Një 35-vjeçar shqiptar ka dhunuar bashkëshorten e tij 31-vjeçare dhe më pas e ka mbyllur në garazh.

Advertisements

Mediat italaine raportojnë se 35-vjeçari pasi e ka dhunuar dhe kërcënuar gruan e tij e ka mbyllur në garazh.

Advertisements

Fatmirësisht gruaja ka mundur të arratiset nga garazhi dhe ka shkuar më pas në polici ku dhe ka denoncuar bashkëshortin.

Ajo ka rrëfyer para policisë se burri e kishte marrë me forcë mëngjesin e djeshëm (21 tetor) nga makina e një prej kolegëve të saj, ku së bashku me djalin e saj 9-vjeçar, ishte nisur për në punë.

Advertisements

Pas një debati të ashpër, burri mësohet se e ka dërguar atë në një shtëpi të pabanuar në zonën e via Libertà, në Maddaloni, ku pasi e rrahu dhe e kërcënoi me vdekje, e mbylli në garazh, duke u larguar me djalin dhe duke e paralajmëruar se do të kthehej për ta vrarë.

Vetëm gjatë natës, 31-vjeçarja ka arritur të arratiset nga “burgu i saj” duke thyer një dritare dhe duke u vetëplagosur. Falë një kalimtari, ajo më pas ka arritur të lajmërojë policinë.

E reja shqiptare ka mundur të bashkohet me të birin dhe të strehohet në një qendër në ndihmë të grave të dhunuara, ndërsa bashkëshorti i saj, 35-vjeçari shqiptar, është ende në kërkim për dhunë në familje dhe rrëmbim.

You may also like