Një i ri shqiptar është shpallur fitues i “reality show” më të ndjekur të Greqisë, Survivor.
Advertisements
Bëhet fjalë për 27-vjeçarin nga Fieri Daniel Nurka.
Advertisements
Ai ka shkuar në Greqi në moshën 5-vjeçare dhe është rritur në Kiato të Korinthit. Me të mbaruar shkollën, Nurka u zhvendos në Athinë ku nisi të luante futboll amator.
Pavarësisht pasionit për sportin, ai vijoi studimet për telekomunikacion dhe më pas për Dramaturgji.
Advertisements
Danieli ishte pjesë e komedisë së famshme “Krushqit nga Tirana”. Përveç televizionit ai merret edhe me modelig.
Fitorja e tij është vlerësuar pozitivisht nga shikuesit e spektaklit, të cilët e kanë vlerësuar si një lojtar të fortë.