Shqiptari që vrau gruan, gjykata e dënon me burgim të përjetshëm

Edmond Lajqi, një shqiptar nga Peja që vrau me armë gruan e tij, është dënuar me burgim të përjetshëm. Gjykata Themelore e Pejës e ka shpallur atë fajtor për veprën penale “Vrasje e rëndë”, kurse akuza tjetër për “armëmbajtje pa leje” është rrëzuar.

Advertisements

Prokuroria Themelore në Pejë, më 19 nëntor 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Edmond Lajqit, i cili akuzohet se më 16 prill 2024 ka vrarë bashkëshorten e tij po në Pejë. Në seancën fillestare të mbajtur më 24 dhjetor 2024, ai e ka pranuar fajësinë.

Advertisements

Një ditë para vrasjes Edmond Lajqi ka shkuar në spital ku ka qëndruar me nënën e tij, e cila ka qenë duke u trajtuar nga një sëmundje, dhe në mëngjes i pandehuri është kthyer në shtëpi ku prezent ka qenë vajza e mitur.

Me qëllim që të qëndronte vetëm me gruan, Edmond Lajqi i ka kërkuar vajzës që të shkonte në dyqan për të blerë diçka. Teksa gruaja ka qenë e ulur në divanin e sallonit kryesor të shtëpisë, Lajqi ka nxjerr armën e zjarrit dhe e ka qëlluar në ballë.

“I pandehuri me armën e lartcekur ka shtënë një herë në drejtim të viktimës, duke e qëlluar në pjesën ballore të kokës, si pasojë e kësaj të shtënë është shkaktuar vdekja e menjëhershme e viktimës e cila është konstatuar si në raportin e Mjekësisë Ligjore.

I pandehuri pas vrasjes largohet nga vendi i ngjarjes dhe paraqitet në Stacionin Policor të Pejës, ku të njëjtit i njofton zyrtarët policorë, duke ju thënë “e vrava gruan dhe çoje një patrullë të Policisë””, thuhet në aktakuzë.