Një 35-vjeçar shqiptar është paraqitur në një spital të Athinës i plagosur.
Advertisements
Shqiptari u transferua në spitalin KAT pasi ka plagë në qafë dhe në nofull.
Advertisements
Nuk dihet ende nëse plagët janë shkaktuar nga një armë apo një thikë.
Personi i është nënshtruar një operacioni kryesisht për shkak të plagës së rëndë në qafë dhe ndodhet jashtë rrezikut, ndërsa policia po heton rrethanat e plagosjes së tij.
Ngjarja ngre shumë pikëpyetje, kryesisht se kush dhe si e plagosi 35-vjeçarin.