Shqiptari sulmon gruan teksa flinte, dhunon dhe djalin e mitur që mbrojti nënën

by editor

Një 48-vjeçar shqiptar, me precedentë të mëparshëm, është arrestuar nga policia e Piombino Dese pasi ka sulmuar gruan e tij teksa ajo ishte duke fjetur.

Advertisements

Burri akuzohet për dhunë në familje, lëndime të rënda, kërcënime dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.

Advertisements

Ka qenë vetë viktima që ka kërkuar ndërhyrjen e policisë.

Gruaja raportoi se, ndërsa ishte në shtrat, partneri i saj u hodh mbi të duke e goditur. I ka ardhur në ndihmë djali i tyre i mitur, i cili po ashtu është dhunuar nga i ati.

Pasi mbërritën forcat e policisë, shqiptari ka bërë rezistencë.

Pasi u neutralizuar, ai u dërgua në komisariat në pritje të masës së sigurisë./albeu.com

You may also like