Shqiptarja e kthyer nga Gaza: Vëllai dhe bashkëshorti s’e kaluan dot kufirin

by editor

Në Gazë njerëzit po përjetojnë ferrin e gjallë si pasojë e luftës që po zhvillohet. Amal Naim, shqiptarja që u kthye së fundmi nga Gaza tregon për mediat detaje lidhur me situatën atje.

Advertisements

Ajo tregoi se ka shkuar në Gaza në vitin 1998 bashkë me familjen. Asokohe ishte ëndërr e babait të saj. Amal është e martuar me palestinez dhe ka katër fëmijë. Katër fëmijë ka edhe i vëllai i saj, i cili nuk ka mundur që të rikthehet në Shqipëri. Të dy së bashku kanë lindur këtu, por që nuk janë kthyer më që prej momentit kur shkuan në Gaza.

Advertisements

“Pashë shumë luftëra. Nuk është lufta e parë që kam jetuar në Gaza. Kjo është lufta më e tmerrshme që kam përjetuar”, theksoi Amal. Gjithashtu Amal tregoi për mediat për momentet e para kur nisi lufta , ndërsa thotë se u lajmëruan me sms në celular:”Dilni nga shtëpia”.

“Shumë e vështirë. Situata ishte shumë e keqe. Shtëpia ime u bombardua dy herë në 2014 dhe këtë vit. Ky është vendi ku ne po dilnim rrugës dhe është tek spitali Al-Shifa. Ishim mbledhur në këtë vend duke pritur për të gjetur një makinë ose një rrugëzgjidhje për të shkuar në jug të Gazës. Natën e parë kur filloi lufta ishte e papritur, na dërgonin nëpër celulare që dilni nga shtëpia. Lajmëronin që dilni nga shtëpia, largohuni nga qyteti sepse do bombardohet qyteti juaj. Dolëm në mes të natës mes bombardimeve me katër fëmijët. Jo vetëm unë, gjithë familja, gjithë qyteti. Në mes të natës duke vrapuar, duke qarë nuk mundëm dot të merrnim as plaçkat sepse ata bombardonin. Me frikë fëmijët qanin, u thoja mos kini frikë mam, me lutje, o Zot na mbro”, tha Amali .

Ajo ka katër fëmijë, vajzën e madhe në vit të dytë të gjimnazit, djalin 13 vjeç dhe dy vajzat e tjera 10 e 8 vjeçe.

You may also like