Shqiptarja i bën “gjëmën” biznesmenes greke! Si i vodhi 290 mijë euro në mes të ditës…

by editor

Pasi i mori paratë, 32-vjeçarja shqiptare u largua nga Greqia

Një biznesmene e njohur greke, Dimitra Katsafadou, ka rënë pre e një grabitje të madhe.

Advertisements

Vjedhja sipas mediave greke, ka ndodhur më 17 shkurt 2023 dhe autore është shërbyesja, një 32-vjeçare me origjinë nga Shqipëria.

Sipas asaj që ka raportuar, 32-vjeçarja i ka vjedhur biznesmenes së njohur shumën prej 290 mijë eurosh nga rezidenca e saj në Atikën Verilindore. Më pas rezulton se shqiptarja është larguar jashtë vendit, ku është lokalizuar dhe arrestuar në Britaninë e Madhe.

Advertisements

32-vjeçari ka kërkuar falje dhe është liruar me kusht. Rasti u zbulua nga dëshmia e një tjetër shërbyeseje të familjes, e cila deklraoi se e kishte parë shqiptaren duke mbajtur në duar dy qese, në të cilat kishte vendosur 290 mijë euro.

“Kur mbërrita në shtëpi, jashtë saj ishte parkuar një makinë në ngjyrë të kuqe argjendi dhe një burrë i panjohur po fliste me celular jashtë mjetit. E pyeta pse ishte këtu dhe ai m’u përgjigj se po e priste të akuzuarën. Më pas hyra në shtëpi me çelësat e mi, por te dera takova të akuzuarin, e cila mbante në duar qese të ngjashme me ato që përdoreshin për të mbajtur shumën e parave të kompanisë. Këto çanta ia dha burrit të panjohur që po priste në makinë”– ka treguar ajo.

Advertisements

Nga ana tjetër, vëllai i Dimitra Katsafados, Nikos Malakodimos, theksoi për mediat greke se ka bërë padi pikërisht në të njëjtën ditë kur u zbulua vjedhja.

“E pandehura prej rreth dy vitesh ka qenë punonjëse e firmës me kujdes shtëpie dhe ka qenë person i besuar. Edhe pse kujdesej për shtëpinë dhe jetonte në disa raste aty, ajo nuk kishte çelësa dhe nuk kishte detyrë për t’u marrë me paratë. Por, ajo e dinte dollapin ku mbaheshin paratë brenda shtëpisë dhe për vendndodhjen e çelësit që e hap atë dollap.”- tha ai.

You may also like