Shteti Bektashi në Tiranë, mediat greke ‘plasin bombën’: Vatikan islamik, e mbështet Erdogan

by editor

Mediat greke i kanë kushtuar vëmendje deklaratave të kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti Shteti Bektashi në Tiranë.

Advertisements

Me titullin “Vatikan” islamik në Tiranë gazeta “Ta Nea” shkruan se ky shtet krijohet me mbështetjen e Ramës dhe Erdoganit.

Advertisements

“Cili është Urdhri Bektashi që dëshiron ta mbrojë kryeministri shqiptar me ndihmën e presidentit turk” thekson artikulli duke hedhur pyetjen se përse po krijohet një shtet i veçantë dhe çfarë qëllimeve do tu shërbejë.

Plani misterioz i Ramës për një shtet islamik në Shqipëri është edhe tituli I gazetës së djathtë “Eleftheros Tipos”.

Advertisements

Sipas portalit të madh “ProtoThema” në Turqi: Reagojnë bektashinjtë ndaj planit të Ramës për një shtet të pavarur mysliman në Shqipëri. Artikulli ju referohet deklaratave të kreut të Federatës së Alevitëve të Turqisë, Zeynel Abedin Koç, sipas të cilit bektashinjtë e Turqisë nuk miratojnë në asnjë mënyrë një shtet që bazohet në një besim dhe për më tepër në Shqipëri ku jetojnë rreth 115 mijë bektashinj, ose 5% të popullsisë së vendit.

“Si alevitë që jetojmë në Turqi, ne mbajmë qëndrimin tonë në favor të laicizmit. Bektashizmi është një sistem besimi me origjinë nga Turqia” – ka thënë ai.

Gazeta “Kontra” ka titull në faqen e parë ”Plani i Erdoganit dhe Ramës për të krijuar një qendër për infiltrimin e myslimanëve në Ballkan. Një Vatikan i Islamit po krijohet në Shqipëri”. Sipas gazetës shteti i pavarur do të ketë bankën e tij dhe do të presë udhëheqës fetarë nga Turqia dhe vendet arabe. Erdogan dhe Rama po krijojnë lojëra të reja të hapura me faktorin fetar mysliman në Ballkan dhe janë gati të depërtojnë në rajon dhe të bëjnë presion ndaj Greqisë, por edhe Serbisë dhe Bullgarisë përmes këtij faktori shkruan gazeta.

Nga ana e saj gazeta “Demokracia” ka në faqen e parë të saj artikullin me titull “Rama planifikon një mekë të re për fanatikët myslimanë. Çfarë rreziqesh lindin për vendin tone, reagon Turqia”.

Ndërsa edhe e përditshmja “Apogjevmatini” komenton: Çfarë po bën Rama me shtetin e pavarur të Allahut në Tiranë”.

You may also like