Aldo dhe Rizarta kanë qenë në qendër të vëmendjes së publikut ditët e fundit për shkak të afrimitetit të tyre të vazhdueshëm, duke nxitur dyshime mbi natyrën e marrëdhënies së tyre.
Advertisements
Sjellja e ngrohtë mes tyre, përqafimet dhe gjestet e afërta kanë bërë që ndjekësit të spekulojnë nëse mes tyre ka diçka më shumë se një miqësi. Këtë çështje e ngriti edhe moderatori i Big Brother Vip Albania 4, Ledion Liço, i cili e pyeti hapur Aldon nëse raporti i tij me Rizartën po kalonte përtej kufijve të një shoqërie të zakonshme.
Advertisements
Kjo pyetje ndezi edhe më shumë diskutimet mes publikut dhe banorëve të shtëpisë. Ndërkohë, një moment i fundit mes tyre ka shtuar më tej kuriozitetin e ndjekësve. Në pamjet e transmetuara, Aldo dhe Rizarta janë parë duke ndarë të njëjtin shtrat me dritat e fikura, duke lënë vend për interpretime të ndryshme.
Gjatë këtij momenti, Aldo dyshohet t’i ketë thënë Rizartës: “Shtrëngoje pak”, ndërsa ajo i është përgjigjur: “S’kam fuqi”.
Ky episod ka ngritur shumë pyetje mbi marrëdhënien e tyre dhe ka ndezur debatet në rrjetet sociale.