Shtrenjtohen çmimet e”shportës”, ja sektori i ushqimeve që ‘zbraz’ xhepat e familjeve shqiptare

by editor

Pasi në muajin tetor u regjistrua niveli më i ulët i çmimeve gjatë këtij viti, trendi rritës është rikthyer në nëntor.

Advertisements

Sipas Institutit të Statistikave treguesi i ndryshimit të çmimeve u rrit ne 3.9% nga 3.8% që ishte muajin e kaluar, megjithatë me një ritëm shumë më të ulët krahasuar me vitin e shkuar.

Advertisements

Ndryshimin më të fortë e kanë pësuar produktet e shportës, ku zarzavatet kryesojnë listën me 21,2% rritje, pasuar nga frutat me 9.3%, dhe qumështi dhe vezët me 8.3%.

Në prag të festave të fundvitit duket se edhe grupi i argëtimit dhe mobiljeve kanë shënuar shtrenjtim.

Sipas të dhënave, grupi i argëtimit u rrit me 6.0%, ndërsa për mobiljet me 4.8%.

Veshjet dhe qiratë qëndruan thuajse me të njëjtën vlerë me një ndryshim prej 0.1 deri në 0.2 për qind më të lartë.

Duket se me vendimet e Bankës së Shqipërisë, inflacioni po arrin drejt pritshmërive, kjo edhe për shkak të ndryshimit të normës së interesit.

Prej këtyre masave edhe vlera e parasë është rritur kundrejt monedhave të huaja.

You may also like