“Nuk ka asnjë element kurruptiv te ish-kryeministri Berisha”.
Advertisements
Kështu deklaron avokati i ish-kryeministrit Berisha, Genc Gjokutaj. Ai sqaroi dhe argumentet kërkesën për revokimin e masës.
Advertisements
Gjokutaj: Akt ekspertimi kontabël shpjegon të gjithë ecurinë e historisë së zotit Malltezi që në kundërshtim me c’kërkon prokuroria, gjithçka është shpjeguar. Akti është depozituar dhe i jep përgjigje cështjes së korrupsionit për zotin Malltezi dhe bashkëpunimit më tej me zotin Berisha. Çështje absurde, por ndonjëherë absurdi do më shumë kohë për t’u sqaruar.
Akti i ekspertimit vërteton që procedura ka qenë e rregullt, nuk ka pastrim të produktit të veprave penale.