Gjykata e Elbasanit ka bërë një reagim zyrtar mbi shtyrjen e seancës së radhës për Dritan Dajtin pasi shoqërimi itij për në gjykatë nuk u bë i mundur si dhe pjesëmarrja t iij nëpërmjet video-konferecnës.
Advertisements
Në deklaratë sqarohet se vendimi për shtyrjen e seancës u mor pasi Drejtoria e Burgjeve nuk bëri të mundur transportimin e të pandehurit në Gjykatë për arsye sigurie, pasi dyshohej se mund të arratisej. Gjithashtu Gjykata ka theksuar Drejtoria e Burgjeve ishte vënë në djeni për mbajtjen e seancës ditën e sotme që më datë 9 janar, teksa nuk u bë e mundur as prania e Dajtit me anë të video-konferencës.
Advertisements
Për shkak të mossigurimit të kushteve për video-konferencë dhe as për transportimin e Dajtit në GJyaktë, gjyqtarja e cështjes Suela Lika vendosi shtyrjen e masës gjyqsore më darë 12 shkurt.
“Gjykata është njoftuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për pamundësinë e shoqërimit të shtetasit Dritan Dajti në ambientet e Gjykatës për arsye sigurie, në lidhje me informacione sensitive të dhëna nga Agjencitë Ligjzbatuese, mbi dyshimet për arratisjen e tij. Gjykata duhet të njoftohet paraprakisht për realizimin e lidhjes audio-vizive nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale, i cili konfirmon marrjen e masave për realizimin teknik të lidhjes audio-vizive me Gjykatën, në datën dhe orën e caktuar të njoftuar paraprakisht për gjykim. Por nuk është paraqitur asnjë përfaqësues ligjor nga Burgu i Peqinit”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Gjykata e Elbasanit ditën e sotme.