Katër të vdekur dhe dy të plagosur rëndë.
Advertisements
Ky është bilanci i një aksidenti tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në Cagliari, Itali.
Advertisements
Katër të rinj humbën jetën, dy djem dhe dy vajza nga 18 deri në 20 vjeç. Dy bashkëmoshatarë u transportuan në spital në gjendje të rëndë.
Aksidenti ka ndodhur në Viale Marconi në drejtim të Quartu Sant’Elena.
Advertisements
Gjashtë të rinjtë po udhëtonin me një Ford Fiesta e cila u përplas në trotuar dhe më pas u përmbys.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë ambulancat, zjarrfikësit dhe policia bashkiake e Cagliarit. Fatkeqësisht për katër persona nuk mund të bëhej asgjë pasi u konstatuan të vdekur në vendin e ngjarjes.
Prokuroria e Cagliarit ka hapur një hetim për aksidentin.
Dyshohet se shpejtësia e madhe ka qenë shkak i aksidentit tragjik.
Sipas hetimeve të kryera nga policia lokale, 19-vjeçari Alessandro Francesco Sanna drejtonte Ford Fiesta-n dhe pranë tij ishte ulur Najibe Lavinia Zaher e së njëjtës moshë.
Në sediljen e pasme ndodheshin katër djemtë e tjerë.
Punonjësit e policisë bashkiake po mbledhin dëshmitë e ndryshme dhe po shikojnë pamjet nga kamerat e zonës të cilat filmuan të gjitha fazat e aksidentit. Makina është sekuestruar për çdo hetim tjetër./Albeu.com