Si Dritan Rexhepi tentoi t’i arratisej policisë nga vila luksoze, ja çfarë iu sekuestrua në momentin e arrestimit

by editor

Paraditen e sotme ka rënë në prangat e policisë turke i shumëkërkuari i policisë shqiptare Dritan Rexhepi, i akuzuar ndër të tjera për urdhërimin e rrëmbimit dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Advertisements

Mediat e huaja shkruajnë se pasi janë marrë masa paraprake rreth adresës për të parandaluar arratisjen e të dyshuarit, gjatë operacionit të kryer nga ekipet e Operacionit Special, Dritan Rexhepi ka tentuar të arratiset me një automjet të cilit i ishin hequr targat duke kaluar nëpër pjesën e shtëpisë që të çon në garazh.

Advertisements

I dyshuari, i cili kishte një armë pa leje dhe u përpoq t’u rezistonte ekipeve që e ndaluan, u kap para se të hipte në automjet.

Gjatë kontrollit në adresë u sekuestruan një armë pa leje, 2 karikatorë, 13 fishekë, 16 karta SIM, 12 celularë, 2 laptopë dhe 4 kuleta. Ai ka hyrë në Turqi më 24 shtator me një identitet të rremë.

You may also like