Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro ka rënë në prangat e SPAK këtë të premte, ndërsa së bashku me të është arrestuar edhe një tjetër punonjëse.
Advertisements
Bëhet fjalë për shtetasen Laura Shteto, Specialiste te “Bashkëqeverisja”. Arrestimet në fjalë janë kryer me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe dyshohet për korrupsion.
Advertisements
Por, arrestimet në fjalë duket se i paralajmëroi vetë Kryeministri Rama, i cili gjatë një aktiviteti, e përmendi gjatë fjalës së tij faktin se një Sekretare e Përgjithshme është kapur duke marrë lekë, veprim, të cilin e quajti skandaloz dhe e dënoi ashpër.
“Një Sekretare e Përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person që është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti. Uroj të ketë sa më shumë të tilla, por s’mund të uroj që sa më shumë të tillë njerëz të bëjnë gjëra të tilla”, deklaroi Rama në lidhje me këtë çështje.