“Si mashtruan Dumani, Kraja e Millonai”, Berisha tregon nëse do të marrë pjesë apo jo në seancën paraprake më 24 tetor

by editor

Kreu i PD-së Sali Berisha u pyet nëse do të marrë pjesë më 24 tetor në seancën paraprake ndaj tij në GJKKO.

Advertisements

Berisha fillimisht akuzoi për mashtrim kreun e SPAK Altin Dumani, prokurorët Arben Kraja dhe Enekeleda Millonai.

Advertisements

“Duhet t’u bëj një sqarim qytetarëve në lidhje me këtë çështje. Në fletërrufënë, aktpadinë ndaj meje, mashtruesit publikë Dumani i pyetjes 1 mln euro dhe tre apartamenteve me rrogë shteti, Kraja i vilave dhe i të shkuarës xhelat i sigurimit të shtetit, simotra biologjike, ndrikulla e bandave Millonai, mashtruan, një nga mashtrimet e shumta se Sali Berisha siç ju kujtohet, vendimin për letrat me vlerë e anuloi pas 7 muajsh pasi e firmosi. Për ta lidhur këtë sikur gjoja ky vendim që kishte dalë një muaj pasi familjet pronare të klubit Partizani kishin paguar mbi 90% të shumës, mashtruan publikun për të thënë se ky pasi përfundoi problemi i klubit Partizani anuloi vendimin. E vërteta është se 7 muaj pas këtij vendimi, ky vendim për sa i përket pronarëve, përdorimit të letrave me vlerë nga pronarët për të blerë objekte të ndërtuara në pronat e tyre nuk lëvizi asnjë germë. Mashtruan për të mos përdorur atë termin që meritojnë. Ajo pikë e vendimit u la siç ishte. U ndryshua vetëm një pikë, e cila përjashtonte përdorimin në ankand të letrave me vlerë”, tha Berisha.

Sipas tij, meqenëse ata kishin shpifur dhe mashteruar publikisht u paditën nga avokatët, “por SKAP-i i partisë refuzoi të hapë çështje penale. Së dyti, ju jeni gazetarë dhe unë ju bëj thirrje të bëni një check up të seancës kur mercenarët e SKAP-it u paraqitën në komisionin e mandateve kur ata deklaruan se ne jemi këtu për zëvendësimin e masave të sigurisë, mbasi Berisha nuk zbatoi masat e para. Unë nuk i zbatova sepse ishin antikushtetuese, antiligjore. Kurse tani deklarojnë të zënë ngushtë, mashtrojnë, jo thonë nuk shkuam vetëm për këtë, por edhe për këto.

Edhe për këtë avokatët gjykuan se duheshin paditur, në respekt të ligjit. Përsëri skapistët e hodhën poshtë, nuk hapën çështje penale”, tha kreu i PB.

Ai theksoi se “Do të jenë avokatët ata që do vendosin mbi domosdoshmërinë e paraqitjes sime ose jo në seancën gjyqësore që ju diskutoni, kjo paraprake”.

You may also like